Dortmund rrit kërkesat

Futboll

Dortmund rrit kërkesat

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:59
Dortmund rrit kërkesat

Jude Bellingham është ylli i cili po shkëlqen në këtë Kupë Bote, mesfushori i Anglisë ka qenë një nga më të mirët në kombëtaren e “Tre Luanëve”, duke e ndihmuar përfaqësuesen e tij që të avancojë mes 8 më të mirave të Botës. 19-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar një asist në katër ndeshjet që është aktivizuar.

Mesfushori është një nga objektivat e Real Madrid prej kohësh, por paraqitja e tij në Katar mund të ndërlikojë llogaritë e “Galaktikëve”. “Los Blancos” e konsiderojnë Bellingham si pasuesin ideal të Casemiros, por vlera e lojtarit pritet që të rritet shumë në treg.

“Fërkon duart” Dortmund, që tani do të rrijë kërkesën për të lënë të lirë 19-vjeçarin. Vlera e lojtarit pritet që të arrijë në 150 milionë euro, vlerë që vështirë se spanjollët do ta përballonin. Lojtari e ka refuzuar rinovimin me verdhezinjtë duke u dhënë mundësinë skuadrave të tjera të bëjnë llogaritë e tyre, por kontrata që e mban të lidhur deri në vitin 2025 nuk i bën gjërat e lehta.

Për Bellingham pritet që të rritet dhe konkurrenca me Liverpool që duket gati për t’i ofruar një kontratë mesfushorit, por nuk do të ishte aspak çudi që pas ndeshjeve të Kupës së Botës të kishte dhe klube të tjera që do të trokisnin në derën e Dortmund për 19-vjeçarin. Verdhezinjtë edhe para Kupës së Botës kërkuan 150 milionë euro për Bellingham, vlerë që mund të rritet tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat