Mbappe frikëson Francën

Futboll

Mbappe frikëson Francën

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Mbappe frikëson Francën

Kilian Mbape është kthyer në një nga yjet më të ndritshëm të këtij Botërori, duke konfirmuar të gjithë pritshmërinë që kishte ndaj tij. Sulmuesi ka bërë edhe më mirë se katër vite më parë, duke çuar në 5 numrin e golave nga 4 që kishte shënuar në Rusi, për të marrë kryesimin në garën e golashënuesit më të mirë.

Ndaj edhe shumë nga shpresat e Francës për të ruajtur fronin e kampionatit, varen edhe të forma që do të shfaqë ai në ndeshjet e mbetura të këtij turneu, kjo është arsyeja kryesore se pse Mbape ka munguar në stërvitjen e djeshëm të përfaqësueses franceze.

Lojtari mësohet se ka ndjerë dhimbje në gju dhe stafi teknik sigurisht që ka vendosur që të mos e shqetësojë futbollistin, por ta lërë pushim që të rikuperohet plotësisht pa ngarkesa fizike.

Çdo dëmtim i mundshëm i lojtarit do të detyronte Francën të ndryshonte një model sulmi që po funksionon në perfeksion ndaj frika se mos humb shërbimet e tij në ndeshjet kyçe, duke filluar nga ajo me Anglinë, ka bërë që për të të ketë trajtim të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat