Përfundon pjesa e parë mes Interit dhe Atalantas

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Interit dhe Atalantas

Më: 31 janar 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Atalantas, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi dhe Atalanta hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0.

Gjatë tërë pjesës së parë u regjistrua vetëm një goditje drejt kornizës së portës, por që portieri e Atalantas, Juan Musso bëri një pritje fantastike të gjuajtjes së Nicolo Barellas së Interit.

Pjesa e parë mbyllet e barabartë, 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat