Nagelsmann dyshon se Mbappe është lënduar

Futboll

Nagelsmann dyshon se Mbappe është lënduar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:45
Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munih, Julian Nagelsmann, nuk i beson plotësisht lajmit të Paris Saint-Germain për lëndimin e Kylian Mbappe. 

Dy skuadrat do të ballafaqohen në 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe thuhet francezi mund të mungojë, por nga ana tjetër trajneri gjerman ka shfaqur dyshime. 

"Unë nuk e di se çfarë ka

. Është relativisht e paqartë në faqen e PSG.

Nëse nuk është një dëmtim strukturor, nuk mund ta imagjinoj që ai të humbasë ndeshjen, por nuk e di.

Sigurisht, ata mund të luajnë poker", ka thënë Nagelsmann.

 “Po përgatitem për ndeshjen sikur ai do të luajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat