Caktohet data e rifillimit të garave në Ligën e Dytë

Futboll

Caktohet data e rifillimit të garave në Ligën e Dytë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:48
Topi

Caktohet data e rifillimit të garave në Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve!

Komisioni i Garave njofton klubet se stinori pranveror në Ligën e Dytë, Superligën U19, Ligën e Parë U19 dhe Ligën U17 do të fillojë më 25 shkurt.

Ndërkohë, këtë fundjavë garat rinisin me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Më 11 shkurt do të fillojë stinori pranveror në Albi Superligë, derisa një javë më pas rinisin garat edhe në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat