Teuta eliminon Erzenin

Futboll

Teuta eliminon Erzenin

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:57
Teuta eliminon Erzenin

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Erzenin dhe është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të dyja ekipet kanë pasur disa mundësi gjatë pjesës së parë por nuk arritën të finalizojnë.

Në minutën e 69 të sfidës Daci shënoi për Teutën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Por në minutën e 83’ pas një kundërsulmi Gruda vrapoi me topin nga një fushë tek tjetra duke shënuar një supergol.

Me këtë fitore Teuta kualifikohet në çerekfinale ku do të përballet me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat