Raul e refuzoi ofertën e Leeds United

Futboll

Raul e refuzoi ofertën e Leeds United

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Raul e refuzoi ofertën e Leeds United

Leeds United shkarkuar nga detyra trajnerin Jesse Marsh.

Klubi nuk ka bërë të ditur se kush do ta pasojë amerikanin, teksa mediat pretendojnë se tashmë një trajner e ka refuzuar ofertën e tyre.

Drejtori sportiv Victor Orta kontaktoi Raulin, por bashkatdhetari i tij refuzoi të ulej në bankinën e Leeds. 

Raul është një legjendë e Real Madridit.

Ai ka luajtur më së shumti ndeshje për "klubin mbretëror" (741) dhe është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit (323).

Raul është trajner i ekipit të të rinjve të Real Castilla. 

Sipas mediave, ai mendoi se ishte ende herët për të shkuar jashtë vendit.

Pak muaj më parë, Raul hodhi poshtë dy oferta nga Bundesliga, atë të Eintracht dhe Schalke 04.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat