Sigurisht që për Lautaro Martinez nuk mund të mungojnë gëzimet dhe sukseset brenda fushës, pasi sulmuesi argjentinas i Interit po kalon një periudhë fantastike pas suksesit të Kupës së Botës.
Këtë herë, “El Toro” pret një gëzim dhe një sukses jashtë fushe. Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaros, është në pritje të një fëmije të dytë, lajm të cilin e kanë ndarë në Instagram me një postim.
“Familja jonë po zgjerohet dhe nuk mund të ishim më të lumtur.
Presim me padurim
. Është koha për një tjetër foshnjë të vogël për të na ndriçuar ditët dhe për të sjellë më shumë gëzim në shtëpinë tonë.
Jam më shumë e lumtur seç kam ëndërruar ndonjëherë.
Do të të dua gjithmonë”, shkruan bashkëshortja e Lautaros.