Tentoi t’i vinte flakën selisë së Federatës Italiane të Futbollit, ish-trajneri arrestohet

Futboll

Tentoi t’i vinte flakën selisë së Federatës Italiane të Futbollit, ish-trajneri arrestohet

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:22
Makina e policisë

Tentoi t’i vinte flakën selisë së Federatës Italiane të Futbollit, ish-trajneri arrestohet nga policia!

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Romë, pranë selisë së Federatës Italiane të Futbollit, me një ish-trajner të futbollit amator që donte t’i vinte flakën.

75-vjeçari Xhovani Formikola u shfaq me një bidon me benzinë dhe me një çakmak, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën, por forcat private të sigurisë arritën ta bllokonin menjëherë.

Më pas ishte ndërhyrja e karabinierëve të cilët e arrestuan 75-vjeçarin dhe më pas e larguan nga vendngjarja.

Sipas “La Repubblica”, Formikola po protestonte për të rimarrë paratë që sipas tij Federata nuk ja kishte dhënë kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat