Ankohet Mërgim Vojvoda

Futboll

Ankohet Mërgim Vojvoda

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:42
Mërgim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pas ndeshjes kundër Izraelit që përfundoi në barazim 1:1, është ankuar për gjykimin, pasi sipas tij arbitri kryesor më shumë anonte nga izraelitët.

Vojvoda theksoi se në ndeshjen e radhës kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’ duhet t’i marrin patjetër tre pikët.

”Ishte rezultat pozitiv.

Nuk është e lehtë të barazosh këtu.

Ta kishte shënuar Miloti atë gol në minutat e fundit, na kishte kënaqur dhe e kishim gëzuar gjithë shtetin. 1-1 nuk është keq e kemi një ndeshje tjetër me Andorrën, që duhen patjetër tre pikët.

E kemi ditur që nuk është kundërshtari i lehtë dhe e vërtetë na ka munguar pak fati, besoj te faulli te Vedat, s’di a ke penallti, ai me tha se ke.

Kemi pas raste, edhe gjyqtari ka qenë kundër nesh, në duelet 50-50 gjithmonë ka ndihmuar ata.

Kjo na ka penguar, kemi qenë të pafat, por edhe Izraeli ka luajtur mirë

Jam i bindur që e kemi ekipin për Evropian,” deklaroi Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat