Revolucion te Liverpooli

Futboll

Revolucion te Liverpooli

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:59
Jurgen Klopp

Fundi i sezonit pritet të sjellë revolucion te Liverpooli. Skuadra e Jurgen Klopp ka lënë për të dëshiruar këtë sezon dhe renditet në vendin e tetë në Premier League, duke qenë 12 pikë larg zonës Champions.

Plot gjashtë lojtarë do të largohen nga Anfield. Roberto Firmino, Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita, James Milner dhe portieri Adrian ndodhen në vitin e fundit të kontratës.

Ata do të largohen me parametra zero. Ndërkohë, Arthur Melo do të rikthehet te Juventusi, por jo vetëm.

Shtypi anglez shkruan se me valixhe gati është edhe Joel Matip.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2024 me Liverpoolin, por një ofertë serioze do e largojë në merkaton e verës. Klopp ka dhënë lejë për shitjen e 31-vjeçarit, por me kushtin për të siguruar një tjetër përforcim në prapavijë në vend të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat