Bayern i pamëshirshëm

Futboll

Bayern i pamëshirshëm

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:35
Bayern Munih

Ka ardhur një lajm i ri nga shtëpia e Bayern Munih për sa i takon çështjes së bujshme të ndodhur mes Sadio Mane dhe Leroy Sane, me të parin që ka goditur me grusht në fytyrë shokun e skuadrës.

Klubi gjerman, pasi mori vendimin për të pezulluar senegalezin, duket se ka vendosur edhe për një super gjobë. Ka qenë gjermania Sport Bild që ka zbuluar shifrën e gjobës për senegalezin.

Futbollisti, fajtor se ka ngritur duart ndaj kolegut në dhomat e zhveshjes të Etihad pas çerekfinales së parë të Champions League me Manchester City-n, do të duhet të derdhë në arkat e klubit bavarez 350 mijë euro.

Siç është shpjeguar nga mediat gjermane, bëhet fjalë për një gjobën më të lartë që klubi i ka dhënë një lojtari të tij.

Për të pasur një ide të qartë në lidhje me vendimin e paprecedent të klubit edhe krahasimi me një episod të ngjashëm të 2012-ës mes Ribery dhe Roben kur i pari është gjobitur me “vetëm” 50 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat