Berlusconi lë spitalin

Futboll

Berlusconi lë spitalin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:09
Berlusconi në maknë

Silvio Berlusconi ka lënë spitalin San Raffaele ku ishte shtruar që nga 5 prilli.

Drejtuesi i Forza Italia dhe presidenti i klubit të Monza në Serie A, fillimisht ishte në terapi intensive për shkak të pneunomisë që u shfaq në një kontekst të leuçemisë mielomonocitare kronike, më pas kishte kaluar në shtrimin e zakonshëm në spital duke filluar nga e diela e 16 prillit.

Pas 12 ditëve të para të kaluara në kujdesin intensiv, ai u transferua më pas në një repart të zakonshëm.

Silvio Berlusconi ngriti dorën drejt gazetarëve jashtë spitalit.

I veshur me një këmishë të bardhë dhe një xhaketë blu, drejtuesi i Forza Italia ishte ulur në sediljen e pasme pranë partneres së tij Marta Fascina, e cila nuk është parë asnjëherë të dalë nga spitali që nga dita e parë e shtrimit.

Edhe me mbërritjen e tij në Villa San Martino, si dhe pak para se të dilte nga institucioni shëndetësor, ish-kryeministri nuk uli xhamin e makinës për të ndaluar e për të folur me mbështetësit dhe gazetarët, por u kufizua vetëm në valëvitjen e dorës së djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat