Lajm “bombë” për Juventusin

Futboll

Lajm “bombë” për Juventusin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:43
Juventusi

Juventusi mëson të hënën fatin e tij sa i përket çështjes së gjyqit sportiv për plusvalencat.

Por kalvari i bardhezinjve me gjyqet nuk mbaron këtu.

Sipas agjencisë “ANSA”, klubi ka marrë lajmin se në muajin qershor, do të nisë një tjetër etapë gjyqësore, e cila parashikon penalitete të tjera për bardhezinjtë.

Klubi është nën hetim edhe për një tjetër çështje, ato të rrogave të fshehura, duke manipuluar direkt bilancet financiare.

Bardhezinjtë kishin deklaruar se lojtarët kishin falur disa rrogat gjatë periudhës së COVID-it, por në fakt ua kishin kthyer lojtarëve këtë shifër “në të zezë” me marrëveshje personale të cilat nuk ishin deklaruar në bilancet financiare të klubit.

Detajet u mësuan nga hetimet e procesit “Prisma” dhe kjo ka bërë që edhe gjykata sportive e Federatës Italiane të marrë tashmë vendimin për të hapur zyrtarisht çështjen duke e cilësuar Juventusin si shkelës të nenit 4.1 të rregullores, atë të thyerjes së “ndershmërisë sportive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat