Kane dëshiron vetëm një skuadër

Futboll

Kane dëshiron vetëm një skuadër

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:19
Harry Kane

Harry Kane është shndërruar në objektivin kryesor të disa klubeve elitare të Europës.

Emri i sulmuesit të Tottenham qarkullon në ambientet e Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich, por edhe Manchester United.

E janë pikërisht “Djajtë e Kuq” skuadra që e preferon edhe vetë Kane. Sipas mediave britanike, 29-vjeçari ia ka bërë të ditur këtë dëshirë drejtuesve të Tottenham, pavarësisht se këta të fundit nuk dëshirojnë ta lejojë të largohet në një tjetër klub të Premier League.

Mirëpo, edhe në këtë situatë, Kane është shfaqur i vendosur dhe po i bën “presion” Spurs-ave që ta lejojnë të largohet këtë verë pasi përndryshe nuk e rinovon kontratën dhe largohet me parametër zero verën e ardhshme.

Sulmuesi dëshiron një klub që pretendon titullin e Premier League, por që ka ambicie edhe në Europë e Manchester United i përmbush më së miri kriteret e sulmuesit. Trajneri Erik ten Hag e pret krahëhapur Kane ndërsa vetë lojtari preferon të mbetet pjesë e Premier League edhe për një tjetër arsye.

Lojtari i kombëtares së Anglisë është në ndjekje të rekordit të Alan Shearer për më shumë gola të shënuar në historinë e Premier League.

Ish-lojtari i Newcastle e mbylli karrierën duke shënuar 260 gola, ndërsa Kane do t’i mjaftonin 48 për ta rrëzuar nga froni. Kështu, Tottenham është i paralajmëruar me sulmuesin që duket se ka marrë vetë në “dorë” të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat