Kurtaj largohet nga Llapi

Futboll

Kurtaj largohet nga Llapi

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:39
Albion Kurtaj

Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin e futbollistin Albion Kurtaj.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Podujeva bëri të ditur se ka ndarë rrugët me lojtarin.

"KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe lojtarit, kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Albion Kurtaj.

Kurtaj u transferua tek ne në afatin kalimtar veror nga skuadra e Ferizajt dhe u paraqit në gjithsejt 39 ndeshje (32 Kampionat/5 Kupë/2 Konferencë Ligë) dhe arriti të realizoj 2 gola dhe 3 asistime.

Edhe pse kontrata ishte valide edhe për dy vite tjera, Kurtaj me vetëdëshirë kërkoi që klubi ta mirëkuptonte dhe të largohej për arsye personale, gjë që klubi nuk e refuzoj dëshirën e tij dhe u vendos që bashkëpunimi të mbyllej këtu.

KF Llapi e falenderon lojtarin Albion Kurtaj për korrektësinë, angazhimin dhe kontributin gjatë kohës sa ishte pjesë e jona si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat