Gundogan paralajmëron Acerbin

Futboll

Gundogan paralajmëron Acerbin

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:26
Gundogan

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan ka folur së fundmi për finalen e Champions League ndaj Inter.

Duke folur për kanalet zyrtare të UEFA-s, kapiteni i City-t paralajmëroi Interi-n, veçanërisht Acerbi-n për Erling Haaland.

“Për momentin ai është sulmuesi më i mirë në botë, ai me të vërtetë i sjell shumë skuadrës.

Në dy vitet e fundit ne nuk kishim një numër “klasik” 9 në ekip, tani ne e dimë se është gjithmonë dikush në kuadrat që mund të kontrollojë topat.

Ai mund të fitojë duele kundër qendërmbrojtësve të fortë, shpresoj se mund të na ndihmojë në finale.”-tha Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat