Manchester Utd ka një synim

Futboll

Manchester Utd ka një synim

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 00:16
Leon Goretzka

Manchester United, sipas Sky Germany, është i interesuar për forcimin e mesfushës me gjermanin Leon Goretzka, mesfushorin e Bayernit të Mynihut.

Në fakt, kanë qarkulluar disa emra për përforcimin e repartit të ndërmjetëm të “Djajve të Kuq”, si p.sh. lojtari maroken, Sofyan Amrabat, nga Fiorentina, por siç duket, Erik ten Hag dëshiron të ketë një tjetër opsion të fortë për t’iu bashkuar Bruno Fernandesit, Casemiros dhe Christian Eriksenin pas largimit të austriakut Marcel Sabitzer.

Me sa duket, 28-vjeçari gjerman nuk është përfshirë në planet e Thomas Tuchelit për sezonin 2023/24, gjë që do të ketë nxitur drejtuesit e klubit anglez për të tentuar blerjen e tij.

Gjermani, i cili ka shënuar 14 gola në 53 ndeshje për “Mannschaft”, luajti 40 ndeshje (2,554 minuta) në sezonin e kaluar, shënoi gjashtë gola, vlerësohet 45 milion euro dhe është i lidhur në kontratë me Bayernin deri në qershor 2026.

Ai iu bashkua kampionëve të Bundesligës me kosto zero, pasi përfundoi kontratën me Schalke 04 në fund të sezonit 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat