Guardiola nuk lejon largimin e 30-vjeçarit

Futboll

Guardiola nuk lejon largimin e 30-vjeçarit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:28
Guardiola gjatë një ndeshje

Bayern Munchen po tenton Stefan Ortegën për portën. Kampionët e Gjermanisë nuk ka gjetur ende zëvendësuesin e Yann Sommer (Inter), teksa rikthimi i kapitenit Manuel Neuer do të vonojë edhe disa muaj.

Kepa Arrizabalaga dhe David Raya zgjodhën destinacione të tjera, ndërkohë që në skenë ka dalë 30-vjeçari i Manchester City, i cili është portieri i dytë i ekipit të Pep Guardiolës.

Ortega, me baba spanjoll dhe nënë gjermane, u transferua te City gjatë verës së vitit të kaluar. Me parametra zero pasi mbylli aventurën me Arminia Bielefeld.

Por, Guardiola ka refuzuar mundësinë e largimit të ‘gardianit” gjerman tek ekipi i Thomas Tuchel. “Nuk duam ta shesim Ortegën, as nuk duam ta huazojmë atë…

Më vjen keq, por ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City për një kohë të gjatë”, u shpreh tekniku spanjoll, i cili udhëhoqi Citizens drejt fitimit të tripletës në edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat