Imeri lëndoi sërish gjurin 

Futboll

Imeri lëndoi sërish gjurin 

Nga: K.G.. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:54
Imeri

Lajm shumë i keq për Young Boys-in para sfidës kundër FC Zurich dhe duelit të rëndësishëm të Champions League ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit, Kastriot Imeri dhe Cedric Itten, do të pushojnë. 

Futbollisti Kastriot Imeri lëndoi sërish gjurin.

“Kastriot Imeri do të mungojë për rreth gjashtë muaj, Cedric Itten për disa javë. 

Të shtunën, kampionët në fuqi të Zvicrës, liderët e Superligës, do të përballen në Letzigrund me FC Zurich-un e vendit të dytë.

Dhe pas katër ditësh skuadra e Bernës do të ketë në shtëpi ndeshjen e tyre të madhe në grupe të Champions League kundër Zvezdës së Beogradit”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat