Asensio kërkon largimin

Futboll

Asensio kërkon largimin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:54
Asensio

Marko Asensio ishte shumë pranë të ndryshojë skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll është që gjashtë muaj pjesë e Paris Sen Zhermeni ku iu bashkua nga Real Madridi, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë deri më tani në Francë, pasi nuk po preferohet shumë nga Luis Enrike.

Hapësirat e pakta të tij është mundur t’i shfrytëzojë Çabi Alonso pasi ka kërkuar transferimin e tij te Bajer Leverkuzen, por kërkesa e klubit gjerman nuk ka marrë miratimin e PSZH-së. Leverkuzeni e kërkoi huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të sezonit, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga kampioni në fuqi i Francës.

28-vjeçari ishte i gatshëm të largohet pasi numëron vetëm 12 ndeshje këtë edicion ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në tre të tjerë pasi dëshiron të ketë më shumë hapësira.

Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Asensios dhe do të mësohet nëse do t’i bashkohet Leverkuzenit apo do të vazhdoj qëndrimin në ‘Parc de Princes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat