Në mediat sportive është aluduar shumë sa i përket një transferimi të Ernest Mucit.
Megjithatë futbollisti shqiptar vazhdon që të jetë pjesë e skuadrës polake dhe nuk do të lëviz, të paktën deri në merkaton e verës.
Historia e fundit e ekzagjeruar ishte ajo ku thuhej se Legia e Varshavës nuk e la Mucin që të kalonte te Fulham pasi kërkonte 20 milionë euro.
Mbi këtë temë ka bërë batutë dhe ish-lojtari i Polonisë, Wojciech Kowalczyk, që nuk e mbajti dot të qeshurën: “Një ekip anglez që shikon këtë, mendon me vete:
“Nga tregu polak, 20 milionë euro? Po na shesin vetëm Muçin apo duan të na shesin gjithë ekipin?”, tha Kowalczyk.