​Ja sa do të mungojë Bellingham

Futboll

​Ja sa do të mungojë Bellingham

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:28
​Ja sa do të mungojë Bellingham

Real Madridi ka konfirmuar se Jude Bellingham do të qëndrojë jashtë fushës për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës që ai pësoi gjatë ndeshjes të së shtunës në La Liga me Gironan.

Reprezentuesi anglez shënoi një dy-golësh në fitoren 4-0 të skuadrës së tij, por u desh të zëvendësohej në minutën e 57-të të lojës pasi pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha pas ndeshjes me Gironan se ai ende shpresonte të kishte Bellinghamin në dispozicion për ndeshjen e së martës në Ligën e Kmapionëve ndaj RB Leipzig.

Megjithatë, 20-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola dhe ka bërë tetë asistime në 29 paraqitje për Los Blancos, tani po përballet me problemin e tij, përcjellë KosovaPress.

“Pas testeve të kryera sot te Jude Bellingham nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e majtë. Shërimi i tij do të monitorohet në vazhdim”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano , Bellingham do të jetë jashtë për dy deri në tre javët e ardhshme, me rikthimin e tij potencialisht në fillim të marsit.

Mungesa e Bellingham do të hapë një vend në ekipin titullar të martën, dhe Ancelotti ka sugjeruar që ai të plotësohet nga Brahim Diaz ose Joselu.

Bellingham pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Real Madridit kundër Leipzig, Rayo Vallecano, Sevilla dhe Valencia përpara një rikthimi të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat