Mrojtësi qetëson Piolin

Futboll

Mrojtësi qetëson Piolin

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:08
Pioli

Milani është përballur me mungesa të shumta në mbrojtje gjatë këtij sezoni.

Kuqezinjtë po kalonin një formë të mirë përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Simon Kjaer pësoi një lëndim në miqësoren Danimarkë-Zvicër (0-0). Qendërmbrojtësi danez, i cili mban shiritin e kapitenit në Kombëtare, la fushën në minutën e 65’.

Gjithsesi, dëmtimi i 34-vjeçarit nuk është serioz, gjë që ka lehtësuar trajnerin Stefano Pioli. Pasi Kjaer nuk ka pësuar tërheqje muskulore.

Vetëm futbollisti theksoi se bëhej fjalë për një shqetësim të vogël dhe se preferoi të dilte nga fusha për të mos rrezikuar më shumë.

Kjaer ka vendosur të mos largohet nga grumbullimi me kombëtaren e Danimarkës, që të martën luan miqësoren e radhës kundër Ishujve Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat