Partizanit i largohet ‘shtylla’ e ekipit

Futboll

Partizanit i largohet ‘shtylla’ e ekipit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:03
Partizani

Partizani është i ‘detyruar’ t’i futet një revolucioni në merkaton e verës.

Kontratat e shumë prej lojtarëve janë në afatet e fundit dhe klubi ka nisur prej kohësh bisedimet për t’i rinovuar.

Mirëpo, duket se me një nga futbollistët do të vijë ‘divorci’. Eljon Sota nuk pritet të rinovojë kontratën që i skadon këtë verë dhe me shumë gjasa do të largohet nga Partizani, raporton shtypi i shkruar.

Mbrojtësi është një titullar absolut dhe në dy sezonet e fundit ka mbajtur një peshë të rëndësishme në skuadër. Këtë sezon ka luajtur në 32 ndeshje në të gjitha garat, por ka qenë i kushtëzuar edhe nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për disa kohë.

Klubi pritet t’i japë prioritet Marçelino Prekës dhe Altin Bytyçit, si dhe po punon për të rinovuar me Sembenen të cilit do t’i premtohet një vend më i rëndësishëm pas largimit të Sotës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat