West Ham ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Aaron Van-Bisaka nga Man. Utd.
Transferimi prej 15 milionë funtesh i Van-Bisaka në Ëest Ham është zyrtar, ndërsa të njëjtën e konfirmoi edhe Man. Junajted.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Aaron për kontributin e tij në klub dhe i urojmë atij gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e “Djajve të Kuq”.
Disa minuta më vonë erdhi zyrtarizimi edhe nga klubi londinez.
“Uest Ham Junajted është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Aaron Van-Bisaka. Mbrojtësi i djathtë, 26 vjeç, i bashkohet ‘Hammers’-ve nga Man. Junajted në një kontratë shtatëvjeçare për një tarifë të pazbuluar”, shkruan faqja zyrtare e “Çekanëve”.
26-vjeçari është larguar nga Old Trafford në një transferim të përhershëm, duke nënshkruar një kontratë 7-vjeçare me klubin nga londinez. Man. Junajted do të zëvendësojë mbrojtësin e krahut me Noussair Mazraoui të Bajern Munihut, pasi ranë dakord për një marrëveshje prej rreth 20 milionë eurosh.