Suhareka është përgatitur maksimalisht për sfidën me Ferizajn.
Takimi mes këtyre rivalëve luhet nesër në Ferizaj në orën 15.00 në kuadër të javës së 5-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Rrustem Aliaj, kryetar i FC Suharekës, pretendon pikë me ekipin e tij në Ferizaj.
“Pas një pushimi të shkurtër për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, FC Suhareka është gati të rikthehet në fushë për përballjen e radhës kundër FC Ferizaj në kuadër të javës së 5-të të AlbiMall Superliga e Kosovës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, më 14 shtator, në orën 15:00, në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj.
Ekipi ynë është në formë të shkëlqyer dhe jemi të vendosur të vazhdojmë me rezultatet pozitive.
Mbështetja juaj është forca jonë më e madhe, dhe ju ftoj të na ndiqni dhe të na mbështesni në këtë përballje të rëndësishme.
Së bashku do të luftojmë për tre pikët e radhës!
Për ty, Suharekë!”, ka shkruar Aliaj.