Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami këtë verë është trasnferuar tek Rangers në Skoci.
Pas një aventure disa vjeçare në Itali, ai tanimë ka ndërruar ambient.
Pas përfundimit të dy ndeshjeve të shtatori me Shqipërinë, Bajrami menjëherë ka udhëtuar drejt Skocisë për t’iu bashkangjitur klubit të ri.
Gjatë ditës së sotme ai ka zhvilluar edhe stërvitjen e tij të parë me Rangers.
Në një foto të publikuar nga Rangers ai është parë në formë dhe duke buzëqeshur me shokët e skuadrës së tij.