Turp, flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin në Spanjë, shkruhet në këtë mënyrë

Futboll

Turp, flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin në Spanjë, shkruhet në këtë mënyrë

Më: 23 mars 2025 Në ora: 15:24
Pamje

Spanja është një nga vendet të cilat nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa sot ka ndodhur një skandal tjetër.

Kosova sonte në stadiumin e Murcias, zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.

Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat