City hedh milionat

Futboll

City hedh milionat

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 16:34
Stema e Cityt

Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare.

Bavarezët aktualisht renditen si skuadra e dytë më e mirë në Europë sipas renditjes së UEFA-s.

Në sezonin 2020-2021, Bayern e kryesonte renditjen, por më vonë mori vendin e dytë.

Në fillimin e sezonit të kaluar, City e parakaloi, por tani Bayern sërish gjendet i dyti, pas Real Madridit.

Në dy vitet e ardhshme, Bayern mund të ruajë vendin e dytë nëse arrin të paktën deri në cerekfinalet e Champions League. Rivali poshtë bavarezëve është Interi, aktualisht i treti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat