Dinamo gati për Hajdukun

Futboll

Dinamo gati për Hajdukun

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 20:10
Dinamo - Hajduk Split

Skuadra e Dinamos përmes rrjeteve sociale ka njoftuar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit mes dinamovitëve dhe Hajduk Split, e cila do të mbahte të enjten në “Air Albania”.

Çmimi i blietave variojnë nga 1000 lekë të rinj (tribuna E dhe N), deri në 3000 të rinj (tirbuna VIP).

Ndeshja e parë përfundoi me përmbysje në “dëm” të ekipit të Ilir Dajës, 1-2.

Një fitore e mundshme me diferencë prej dy golash do i mundësonte Dinamos avancimin në raundin tjetër, duke i afruar gjithmonë e më pranë me grupet e Conference League.

“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e raundit të 3-të kualifikues të Conference League, FC Dinamo City - HNK Hajduk Split. Biletat mund t'i blini çdo ditë pranë biletarive të stadiumit ‘Air Albania’ dhe ‘Selman Stërmasi’”, shkruan klubi kryeqytetas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat