“Dritë në fund të tunelit” për Partizanin

Futboll

“Dritë në fund të tunelit” për Partizanin

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 12:33
Bintsouka

Partizani ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm para duelit me Vorën. Është rithyer në ekip Archange Bintsouka. 22-vjeçari prej 3 muajsh nuk ishte pjesë e të kuqve, teksa tashmë duket se ka vendosur t’iu bashkohet kryeqytetasve.

Padiskutim që ky është një lajm pozitiv për stafin, i cili do të mbështetet sërish e shërbimet e sulmuesit më të mirë të të kuqve në sezonet e fundit. Kongolezi siç dihet prej 2 vitesh është pjesë e Partizanit, ndërsa ka dhe 2 vite të tjera kontratë me kryeqytetasit.

Bintsouka vihet kështu nën urdhrat e Mladen Milinkovic dhe do të jetë një lojtar kyç pr formacionin e të kuqve.

Kujtojmë se Partizani ditën e shtunë do të luajë ndaj Vorës në kampionat, duel  i vlefshëm për javën e parë të Superiores dhe do të zhvillohet në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat