Interi shokohet nga Udinese

Futboll

Interi shokohet nga Udinese

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2025 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Interi nuk i shkoi ndoresh ashtu siç pritej sonte, duke u befasuar në “San Siro” nga skuadra e Udineses.

Skuadra e Interit shokohet në konak të vetin duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Udinese, në ndeshjen e javës së dytë.

Për Udinesen shënuan Davis (29' - nga penalltia), Atta (40') dhe për vendasit Dumfrieds (17').

Udinese renditet në vend të pestë me 4 pikë dhe ka një më shumë se Interi që gjendet një pozitë më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat