“E refuzova Bayern Munichun për të mbajtur fjalën ndaj Betisit”, Antony me fjalë të mëdha

Futboll

“E refuzova Bayern Munichun për të mbajtur fjalën ndaj Betisit”, Antony me fjalë të mëdha

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 11:00
Antony

Bayern Munich , i cili u përqendrua shumë në përforcimet në sulm gjatë afatit kalimtar të verës, thuhet se kontaktoi Antonyn përpara se të transferohej nga Manchester United te Real Betis.

Klubi bavarez thuhet se i ofroi sulmuesi anësor brazilian dyfishin e pagës së tij aktuale.

Megjithatë, Antony vendosi ta respektojë angazhimin e tij dhe të transferohet te Betis. 25-vjeçari e konfirmoi këtë për El Partidazo de COPE.

“Fola me Bayern Munich një ditë para se të nënshkruaja me Betisin. Nuk e di nëse oferta ishte 7 milionë euro [neto], nuk e diskutova këtë”, ka thënë fillimisht Antony.

“Por kur fola me ta, thashë se ia kisha dhënë fjalën Betisit dhe se gjithçka ishte bërë 95%, dhe do ta mbaj fjalën time”.

“Nga respekti, dashuria dhe duke e ditur se jam i lumtur këtu. E marr këtë vendim me gjithë respektin për Bayern Munich, një nga tre klubet më të mira në botë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi braziliani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat