Hansi Flick lë në stol titullarin e Barcelonës

Futboll

Hansi Flick lë në stol titullarin e Barcelonës

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 20:26
Formacionet

Barcelona pret Valencia-n në stadiumin e vogël “Johan Cruyff”, në sfidën e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Te katalanasit mungon Lamine Yamal për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit të Spanjës.

Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare për të dy ekipet dhe bie në sy mungesa në formacionin titullar e Raphinha-s.

Sipas RAC1, braziliani është dënuar nga Hansi Flick sepse ka shkuar me vonesë në stërvitjen e fundit.

Ky nuk është rasti i parë te Barcelona, pasi sezonin e kaluar të njëjtin fat ka pasur edhe Jules Kounde, i cili përfundoi në stol vetëm sepse shkoi më vonesë në stërvitje.

Ndërkohë për katalanasit debuton talenti norvegjez, Roony Bardghji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat