Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Futboll

Reali konfirmon lëndimin e Alexander-Arnoldit

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 12:49
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold mbrëmë është lënduar në ndeshjen ndaj Marseilles.

Ai lëshoi fushën pas vetëm 5 minutave lojë, ku ndjeu shqetësim në këmbën e tij.

Klubi madrilen konfirmoi lëndimin muskulor në kofshën e majtë të anglezit, pas disa testimeve të kryera gjatë ditës së sotme.

Anglezi, do të mungojë 6 deri në 8 javë jashtë fushës së blertë.

Kujtojmë se Reali mbrëmë e nisi me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, pasi që mposhti Marseillen në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat