Aubameyang shkruan histori

Futboll

Aubameyang shkruan histori

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 12:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Olympique Marseille, Pierre-Emerick Aubameyang vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmë (e martë), Marseille mposhti Ajaxin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Igor Paixao (6’,12’), Mason Greenwood (26’) dhe Aubameyang (52’).

Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën ish-sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang me dy asistime dhe golin e shënuar.

Ylli i Marseille u bë lojtari më i vjetër në histori që regjistron tre kontribute golash në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Aubameyang shënoi një gol dhe dha dy asistime në moshën 36 vjeç e 104 ditë.

Me këtë performancë, ai tani është përfshirë në 5 gola në vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat