Federata detyrohet të anulojë ndeshjen e Barcelonës

Futboll

Federata detyrohet të anulojë ndeshjen e Barcelonës

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 23:09
Barcelona

Barcelona nuk do të luajë në Majemi përballë Vijarealit.

Gjithçka është anuluar, pasi federata ka njoftuar vendimin e ri që erdhi për shkak të pasigurive që u ngritën në Spanjë përgjatë javëve të fundit.

Liga spanjolle sakrifikoi shumë, për të bindur UEFA-n.

Gjithsesi, takimi i dhjetorit do të mbetet në Spanjë. Sfida është programuar për në datën 21 dhjetor.

Vijareali është klubi pritës. Liga në Spanjë po ashtu ka shprehur zhgënjimin, që nuk u vijua me projektin që sipas tyre do të përhapte futbollin spanjoll edhe më gjerë.

Tifozët dhe lojtarët ishin bashkë në këtë rast. Kështu ndeshja e kontestuar do të luhet në Spanjë,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat