Portieri i Interit përfshihet një aksident

Futboll

Portieri i Interit përfshihet një aksident

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:12
Interi

Portieri i Interit shkaktoj një aksident

Portieri i dytë i Interit, Josep Martinez është përfshirë në një aksident.

Ngjarja ndodhi në mëngjes, në Fenegro afër Comos ku 27-vjeçari kishte goditur një të moshuar me veturën e tij.

Fatkeqësisht pas shumë tentimeve nga mjekët, viktima nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit duke ndërruar jetë.

Trajneri Cristian Chivu, madje edhe anuloi konferencën për shtyp e cila ishte planifikuar për sot.

Ende nuk dihet se çka do të ndodhë me portierin spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat