Sulmuesi i Kombëtares pëson “traumën” e radhës, 24-vjeçari lë fushën mes lotëve

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares pëson “traumën” e radhës, 24-vjeçari lë fushën mes lotëve

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 19:56
Armando Broja i demtuar

E pabesueshme për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet sërish dhe duket se fati i keq e ndjek shqiptarin.

Në një moment gjatë sfidës me Anglinë, Broja mbështet keq këmbë në tokë, gjë e cila solli edhe dëmtimin e tij.

Një dëmtim në kavilje, i cili duket shumë serioz nga lotët e 24-vjeçarit.

Sulmuesi “dorëzohet” dhe qan me të madhe, teksa ndodhet i shtrirë në fushën e lojës.

Një tjetër dëmtim, që fatkeqësisht vazhdon të ndikojë në formën e Brojës, i cili kohët e fundit nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat