Djibril Cisse nuk e harron dot finalen e Botërorit 2022

Futboll

Djibril Cisse nuk e harron dot finalen e Botërorit 2022

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 13:56
Argjentina

Ish-sulmuesi francez Djibril Cisse, 44 vjeç, bëri deklarata të forta në një program special të “L’Equipe”, tri vite pas finales së Botërorit 2022 në Katar, ku Argjentina e fitoi titullin duke mundur në finale Francën.

“Pas shikimit të imazheve u zemërova. Ndjej shumë urrejtje ndaj argjentinasve, – tha Cissé, duke shtuar: – Qartësisht, sot janë armiku ynë kryesor”.

Ai gjithashtu deklaroi: “Dua ta fitojmë yllin e tretë në ndeshjen e fundit të Messit në Botëror. Kemi dy apo tri llogari për të shlyer me Argjentinën”.

Më tej, Cissé komentoi edhe Enzo Fernández dhe këngët ofenduese që ai bëri ndaj francezëve, pas fitores: “Nuk mund ta kuptoj si e falën shokët e tij francezë te Chelsea”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat