García ndezi stadiumin

Futboll

García ndezi stadiumin

Më: 3 janar 2026 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte mesfushori i Osasunës, Rubén García, i cili realizoi një supergol që po konsiderohet nga tifozët dhe analistët si goli më i bukur i vitit deri tani në kampionatin spanjoll.

García ndezi stadiumin me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë dhe pa i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Publiku shpërtheu në ovacione.

La Liga dhuroi një moment spektakolar në javën e 18-të, në përballjen mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos, e cila u mbyll në barazim 1:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat