Drita publikon formacionin

Futboll

Drita publikon formacionin

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 12:20
Formacioni i Dritës

Drita dhe Drenica do të përballen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 13:00 në Gjilan në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës pas humbjes me rezultat 2-0 nga Llapi, teksa edhe mysafirët patën të njëjtin fat, pasi u eliminuan nga Ferizaj.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit synojnë fitoren për t’i bërë edhe më shumë presion liderit aktual Ballkanit që po udhëheq për momentin tabelën.

Drenica në anën tjetër me një triumf do të bënte një hap të madh në luftën e ashpër që po zhvillohet për të siguruar mbijetesën.

Drita: Behluli, Krasniqi, Pëllumbi, Ovouka, Limaj, Dabiqaj, Abazaj, Ajzeraj, Tusha, Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat