Paulo Dybala operohet sot në gju, fati i keq përndjek sulmuesin argjentinas

Futboll

Paulo Dybala operohet sot në gju, fati i keq përndjek sulmuesin argjentinas

Më: 6 mars 2026 Në ora: 12:26
Dybala

Duket një odise pa fund ajo e Paulo Dybala.

Javën më të ëmbël të jetës, pasi u bë baba për herë të parë, argjentinasi i Romës duhet të përballet me shakanë e radhës të fatit. Një tjetër operacion për sulmuesin.

Gjatë stërvitjes së djeshme, mjaftuan 10 minuta që “Joya” të ndjente sërish dhimbje në gjurin e majtë, që e torturonte që nga sfida me Milanin, e luajtur në fund të janarit. Në atë ndeshje Dybala u detyrua të linte fushën.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale me agopuntura dhe terapi specifike, stafi mjeksor është detyruar të vendosë për zgjidhjen drastike dhe sot lojtari do të kryejë ndërhyrjen. Por koha e rikuperimit nuk është e gjatë.

Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave dy-tri javë dhe do të kthehet në prill, pas ndërprerjes së kampionateve për impenjimet e ekipeve kombëtare.

Paulo Dybala ka kontratë me Romën deri në fund të këtij viti, ndërkohë që ëndërrohet nga Boca Junior në Argjentinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat