Bernardo Silva drejt MLS-së

Futboll

Bernardo Silva drejt MLS-së

Më: 13 mars 2026 Në ora: 20:51
Bernardo Silva

Inter Miami ka hyrë në garë për të nënshkruar me Bernardo Silva, mesfushorin portugez të Manchester City, i cili do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme.

La Gazzetta dello Sport raporton se Inter Miami është një nga klubet që po e ndjek nga afër situatën e Silvas, duke u përballur me konkurrencë të fortë nga klube evropiane si Juventus, Galatasaray dhe Benfica.

Bernardo Silva ka qenë një nga futbollistët kyç për Manchester City në sezonet e fundit, duke ndihmuar skuadrën të fitojë trofe të shumtë në Premier League dhe në kompeticionet europiane.

Megjithatë, kontrata e tij e skadon verën e ardhshme dhe negociatat për rinovim ende nuk janë konfirmuar, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për klubet që kërkojnë një mesfushor të nivelit të lartë pa shpenzuar shumë në transferime..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat