Ftesën në Kombëtaren shqiptare e festoi me asist, Pilo zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Futboll

Ftesën në Kombëtaren shqiptare e festoi me asist, Pilo zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Më: 23 mars 2026 Në ora: 14:38
Stavro Pilo

Stavro Pilo, vijon të jetë në formë të shkëlqyer me AEK-un e Athinës. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia të dielën, ku dhuroi një asist të bukur.

Në minutën e 26-të, ai avancoi në krahun e majtë dhe pas një kontrolli të saktë të topit, shërbeu në mënyrë perfekte për shokun e skuadrës, duke kontribuar në golin e tretë të takimit.

Falë performancës fantastike në ndeshjen e fundit, Pilo është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga mediat greke.

Trajneri Silvinjo pritet të ketë “armë” shtesë në repartin e mbrojtjes, aty ku Shqipëria ka qenë e “blinduar” në kualifikueset e Botërorit, duke qenë një skuadër që pëson shumë pak. Pilo feston ftesën te Shqipëria në mënyrën më të mirë të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat