Goli i pazakontë në Danimarkë, sulmuesi 18-vjeçar shqiptar detyron portierin të kërkojë falje

Futboll

Goli i pazakontë në Danimarkë, sulmuesi 18-vjeçar shqiptar detyron portierin të kërkojë falje

Më: 26 prill 2026 Në ora: 19:05
Pamje

Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, Olti Hyseni, ka lënë përsëri shenjën e tij në futbollin danez ku vesh fanellën e Sonderjyske.

Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e luajtur ndaj Brondbi, të vlefshme për grupin e titullit kampion.

Hyseni la shenjën e tij në ndeshje në minutën e 11-të, kur lëshoi një gjuajtje nga jashtë zone duke befasuar portierin Pentz.

Ky i fundit, në pavëmendje e sipër la topin t’i ikte nga kontrolli dhe ai me ngadalë shkoi në rrjetë.

Hyseni festoi golin e tij të katërt në këtë sezon në kampionatin danez, ndërsa portieri ngriti duart lart dhe u kërkoi falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve për gafën e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat