U zhvillua ndeshja e javës së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Në Strugë festuan mysafirët nga Strumica, skuadra e AP Brera-s, me rezultat 0:1.
E pabesueshme ajo që humbi Struga Trim Lum. Ekipi vendas pati të paktën shtatë raste të qind për qindta për gol, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Në pjesën e parë rrezikuan Maleski, Shabani, Zendelovski dhe Fal, por portieri Dikovski bëri tri pritje të shkëlqyeshme, ndërsa Zendelovski gjuajti pranë portës.
Në pjesën e dytë rastet më të mira erdhën në fund të ndeshjes. Fillimisht, Struga TL mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Hamzës.
Megjithatë, vendasit vazhduan të dominojnë me raste, por në minutën e 84-të Ilievski nuk arriti të shënojë me kokë nga 5-6 metra, duke e dërguar topin mbi portë.
Dhe më pas erdhi ndëshkimi. Në minutën e 88-të, Petroviq kaloi bukur mbrojtjen e Struga TL dhe shënoi golin që i dha fitoren ekipit të AP Brera.
Struganët renditen në vend të tretë me 62 pikë e Brera në të tetin me 36 sosh.