Vdes legjenda e Interit dhe Italisë

Futboll

Vdes legjenda e Interit dhe Italisë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 12:13
Evaristo Beccalossi

Ish-legjenda e Italisë, Evaristo Beccalossi ka vdekur mengjesin e sotëm.

Ai vdiq në qytetin e Brescias, pak ditë para se të festonte 70-vjetorin e lindjes.

Beccalossi vuante nga një sëmundje që nga janari i vitit 2025, derisa në ditet e fundit gjendja shëndetësore e tij ishte kritike.

Ai vdiq gjatë natës midis të martës dhe të mërkurës në spitalin Poliambulanza në Brescia, ku ishte i shtruar.

Beccalossi ka qenjë një prej talenteve të futbollit italian gjatë viteve 1970 dhe 1980.

Ai veshi fanellën e Interit nga viti 1978 deri në vitin 1984, duke bërë 216 paraqitje dhe duke shënuar 30 gola. Me Nerazzurrët, ai fitoi një Scudetto në 1979-80 dhe një Coppa Italia (1981-82). Pas Interit, ai luajti gjithashtu për Sampdorian dhe Monzën, përpara se ta përfundonte karrierën e tij në vitin 1987 me Barlettën në Serie B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat