Shqipëria U-21 zyrtarizon një tjetër miqësore, luan me Slloveninë më 5 qershor

Futboll

Shqipëria U-21 zyrtarizon një tjetër miqësore, luan me Slloveninë më 5 qershor

Më: 14 maj 2026 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Shqipëria U-21 zyrtarizon një tjetër miqësore, luan me Slloveninë më 5 qershor!

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si një nga vendet organizatore.

Kuqezinjtë do të përballen me Slloveninë U-21, më 5 qershor 2026, në stadiumin e Ajdovshcinës, në orën 20:15.

Kjo do të jetë miqësorja e parë e këtij grumbullimi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi.

Në kuadër të të njëjtit program përgatitor, Kombëtarja U-21 do të zhvillojë edhe një tjetër test miqësor ndaj Italisë U-21, më 8 qershor 2026, në stadiumin “Omero Tognon” në Pordenone, ndeshje e cila është bërë tashmë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat